Mihal Delijorgji, do te mbetet ne burg edhe per gjashte muaj te tjere dhe nese nuk del ne nje proces gjyqesor deri ne 18 mars te 2009-es, atehere mund te jete i lire pasi i perfundojne afatet e paraburgimit.
Gjykata e Shkalles se Pare se Tiranes ka pranuar kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme, per t'ia shtyre edhe gjashte muaj te tjere afatin e paraburgimit Mihal Delijogjit, Ylli Pinarit dhe Artan Minxhollit.
Kjo per arsye se, kjo prokurori i kishte shtuar edhe akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese ne dem te me shume se dy persona dhe rrezikshmerise per jeten e shume personave te tjere.
Nese prokuroria nuk do ta kishte shtuar kete akuze, atehere Delijorgji dhe dy te akuzuarit e tjere do te dilnin nga burgu, dy jave me pare, pasi afati per daljen ne proces gjyqesor per akuzen e mosrespektimit te rregullave teknike te lendeve eksplozive eshte vetem gjashte muaj.
Por akuza e re kerkon nje afat paraburgimi prej 1 viti, cka i jep kohe grupit hetimor te ceshtjes se Gerdecit edhe pese muaj e gjysme per t'i dhene nje denim delijorgjit nese nuk do ta lere ate te jete i lire.
Vete pronari i shoqerise "Albademil", e cila kontrollonte punishten e demontimit ne Gerdec nuk ka qene prezent ne caktimin e shtyrjes se afateve te paraburgimit per te dhe as ish-kreu i shoqerise shteterore te tregtimit te municioneve Meiko, Ylli Pinari, si edhe shefi i sigurise se punishtes, Artan Minxholli.
Te tre personat e arrestuar qe ne 18 marsin e 2008-es, nese gjenden fajtore per akuzat qe rendojne mbi ta rrezikojne burgimin e perjetshem.