Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rregullorja e Forumit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Rregullorja e Forumit Empty
MesazhTitulli: Rregullorja e Forumit   Rregullorja e Forumit EmptySat Oct 04, 2008 8:45 pm

*Nuk duhet të beni dallime fetare sepse ç'do antarë duhet të tregohet jashtëzakonisht i ndjeshëm në mendimet apo paragjykimet që ai mund të ketë për një fe apo komunitet të caktuar.I lini menjanë paragjykimet krahinore .Çdo antarë i forumit është i lirë që të ketë bindjet e veta politike, ashtu si çdo anëtar i forumit duhet të respektojë bindjet e shqiptarëve të tjerë, pavarësisht se mund të jenë në kundërshtim me të tyret

*Fakti që ju merrni pjesë në këtë forum duhet të shërbejë si një aprovim indirekt i mendimit të të tjerëve. Kjo do të thotë se ju keni vendosur që të merrni pjesë në forum në mënyrë që të shprehni mendimin tuaj dhe të lexoni edhe respektoni edhe mendimet që mund të jenë në kundershtim me të tuat.
Nuk mund te shani edhe te ofendoni anetaret te tjere, sepse nje sjellje e mire ju fisnikeron, gjithashtu fitoni rrespektin e anëtareve të tjerë.

*Në forum hyjnë anëtarë të moshave të ndryshme, nga krahina të ndryshme, me besime fetare të ndryshme, me nivel arsimor të ndryshëm, me tradita të ndryshme, me botëkuptime të ndryshme, me eksperienca jetë të ndryshme, me interesa dhe hobe të ndryshme. Fakti që të gjithë marrin pjesë në forum tregon që të gjithë janë shqiptare. Pavarësisht nga dallimet dhe diversiteti në mendim dhe botëkuptim, asnjëherë nuk duhet të cënoni integritetin e anëtarëve të forumit sepse nuk jeni duke diskutuar me një ekran por me shume shqiptarë nga mbarë bota. Respekti mbi njëri-tjetrin duhet ta mbani parasysh çdo minutë që shpenzoni në forum në këtë menyrë cdo gjë do të ece më mire dhe bukur!

*Para se të hapni nje temë sigurohuni qe ajo temë te mos ekzistoje(per t'u siguruar që nuk ekziston përdorni butonin KERKONI). Nuk mund të hapni nje temë që nuk i përket atit forumi, gjitashtu tema e hapur mos të jetë temë që ofendon një person, ose nje grup personash.

*Mos i ktheni temat në Chit-Chat, por do pergjigjeni për atë që kërkon tema.Tema që keni hapur nuk është prone e juaja,ajo do te moderohet nga stafi në cdo shkelje të rregullores.

*Eshtë e ndaluar të bëhen reklama të ndryshme. Tema të hapura vetëm për këtë motiv do të fshihen menjeherë nga moderatorët. Është e lejueshme të reklamoni faqet tuaja në forumin përkatës Webmaster. Faqa nuk duhet të ketë material pornografik, warez, dhe programme për hackime. Gjithashtu nuk lejon rreklama në privat cdo rreklam që bëhet me "http" "www" ".com" etj raportohet direkt tek administratorët.

*Nuk lejohet të postohen në forum materiale që mund të paraqesin rrezik për ekzistencën e forumit. Dmth: downloads, seriale, cracks, etj. etj. Lejohet të postoni lidhje të faqesh të ndryshme për shkarkime.

*Ndalohet rreptësisht të shkruash me shkronja kapitale në forum sepse do të thote sikur po bërtet, prandaj i shmangni këto gjera

*Pseudonimi përkatës që përdoret në forum nuk duhet të përmbajë fjalë banale ne gjuhën shqipe, ose ne gjuhë të huaj! Kjo pikë vlen edhe për postimet e anëtarëve të forumit, si edhe firma e anëtarit. Nësë një gabim i tillë ndodh, atëherë anëtari do të kontaktohet personalisht nga stafi për kthimin e firmës apo pseudonimit në një te arsyeshem.

*Rregulla mbi Avatarët:avatarët janë imazhet që shfaqen poshtë emrit të antarit. Përmasat e të cilit duhet të jene ato standart psh. 100x100 maksimumi. Ndalohet përdorimi i avatarve me përmasa më të mëdha për të shmangur deformimin e përmasave të forumit.

*Cdo postim që cilësohet jashtë teme, do të cohet në kosh nga stafi i forumit. Kjo ndodh për shkak te dëshirës se ruajtjes se një temë të qartë që nga fillimi e deri në fund.
Temat në kosh do të rrinë per 2 javë. Skaduan 2 jave temat do fshihen, prandaj nëse keni ndonjë ankesë për ndonjë fshirje posti pa të drejtë duhet ta bëni brenda kësaj kohe

*Tema me mbi 200 postime do të mbyllen dhe do të kalojnë në arkiv dhe në vend të tyre do te hapet e njejta temë. Kjo behet për lehtesim dhe por mosngarkim të serverit te Faqes

*Të gjithë ata që nuk i përmbahen rregullores se mësipërme do të ndëshkohen në këtë mënyrë:

Reklama: 2 here Paralajmerim dhe pastaj Ban Ip
Reklama në Privat: Perjashtim nga forumi
Fyerje ndaj anëtarëve:ingore ne forumin qe shkruajti sharjen
Vendosje në Firmë Lidhje Url – (ke afat 5 ditë për ta hequr pas sinjalizimit, përkundrazi du ju hiqet e drejta te vizitoni forumin tone)
Dalje jashtë teme (pas sinjalizimit ke afat 1 ore të ndreqësh gabimin dmth të vazhdozh të postosh sipas rregullave nëse brenda 1 ore vazhdon perseri të kalosh në jashtë teme: Paralajmerim. hera e dytë tek e njejta temë sdo ketë paralajmrim por do vendoset direk Ban Ne IP adres)
Gjuhe jo e pershtatshme: Paralajmerim dhe me pas nese vazhdon po keshtu (Ban IP )(cdokush vjen ne forum per tu argetuar, dhe per tu shlodhur e jo per të lexuar fjale banale).

Ju Faleminderit.


Stafi ForumiVizion
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
 
Rregullorja e Forumit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Rregullorja e Forumit-
Kërce tek: