Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Interesante

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Arturi




Numri i postimeve : 7
Join date : 02/10/2008
Age : 39

Interesante Empty
MesazhTitulli: Interesante   Interesante EmptyThu Oct 02, 2008 10:25 pm

Angli, uniformat e shkollave të lidhura me satelitët

Një prodhues uniformash në Angli po mendon t'i shtojë mekanizma gjurmues satelitor linjës së tij të veshjeve, në mënyrë që prindërit të dinë se ku ndodhen fëmijët. Prodhuesi i veshjeve "Trutex" kreu një sondazh me prindërit dhe rezultatet treguan se 44 për qind ishin të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, ndërsa 59 për qind prej tyre ishin të interesuar që uniformat të kishin sisteme gjurmimi nga satelitët. Sondazhet u kryen edhe tek fëmijët. Rreth 12 për qind prej tyre thanë se ishin gati të vishnin uniforma të tilla, në mënyrë që prindërit të mos i shqetësonin aq shumë. Adoleshentët jo dhe aq.

.........

Gardianët "duhet të trokasin para hyrjes në qeli"

Rojet e burgjeve në Britani janë sugjeruar të tregojnë respekt ndaj të burgosurve duke i trokitur në dyer para se të hyjnë. Këshilla u vjen nga krye inspektorja e burgjeve britanike, Anne Owers. Guvernatorët e "HMP Birmingham", e cila strehon më shumë se një mijë burgje, po e merr parasysh sugjerimin. Dy prej rekomandimeve të shumta ishin që "stafi, gjatë kontrolleve rutinë, të trokasë para se të hyjë në qeli me përjashtim të urgjencave" dhe se "stafi duhet t'i drejtohet të burgosurve me emrat që ata preferojnë". Një e treta e të burgosurve anglezë pohojnë se nuk i trajtojnë me respekt.

.........

Gruaja e divorcuar i kërkon burrit 16 mijë dollarë në javë

Ish-gruaja e një prej biznesmenëve më të pasur në Sidnei tha në Gjykatën Familjare se kishte nevojë për 16,202 dollarë në javë për të ruajtur "standardin e lartë të jetesës", përfshirë dhe 1 mijë dollarë për ngrënie jashtë dhe argëtim. Në seancën e divorcit, gruaja kërkon 1 mijë dollarë në javë për veshje, këpucë dhe aksesorë, dhe 300 dollarë për pastrimin e një pishine që nuk ekziston. Bashkëshorti i saj fillimisht donte t'i paguante vetëm 400 dollarë në javë dhe i tha të pastronte dhe të kujdesej për kopshtin e shtëpisë prej 14 dhomash, të cilën ajo e quan shtëpia e saj, por ajo është e vendosur në shumën e saj.

.........
Belgjikë, s'është kurrë vonë për të përfunduar shkollën
Një gruaje belge 102-vjeçare i është dërguar një letër nga këshilli i qytetit në të cilën konfirmohej se është regjistruar në shkollën fillore lokale. Stephania Marien, një vejushë që jeton në Sint-Katelijne-Waver, thotë se u habit shumë kur e lexoi. Ajo kontaktoi me autoritetet, që pranuan gabimin. Ajo thotë: "Kam dëgjuar për një fëmijëri të dytë, por prapëseprapë u habita kur më mbërriti letra dhe mendova se duhet ta kryeja shkollën patjetër. Më ka ardhur në majë të hundës shkolla herën e parë dhe nuk kam ndër mend ta përsëris më".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Interesante
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Puthja:8 kuriozitetet qe nuk i dini
» Disa Barcaleta interesante :)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Nën Forumet e lira :: Kuriozitete-
Kërce tek: